Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar. Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku, e cila po ndjek zhvillimet në Shkup, deklaroi se pritet që të mbahet votimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për qeverinë teknike të Talat Xhaferit.
Tre parti shqiptare, të cilat kanë 7 deputetë do të bojkotojnë seancën.
“Prapa meje është salla plenare, aty ku do të votohet për kryeminstrin e parë shqiptar, Talat Xhaferi. Kjo po bëhet realitet falë një marrëveshje midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev. Pritet që pas pak minutash të mblidhen deputetët. VMRO DPMNE, do të jetë e pranishme në sallë, por nuk do të votojnë për Talat Xhaferin. Blloku shqiptar Len, nuk do të marrin pjesë në seancë, bojkoti është total i tyre. Argumenti është se aty nuk u është dhënë një vend në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve.
VMRO do të kjetë dy ministra, për ta është me rëndësi ministri i Brendshëm. E kërkonte me ngulm opozita sepse ka rëndësi për fushatën zgjedhore. Nuk kanë pranuar që të votojnë për Talat Xhaferin dhe këtë qeveri teknike ku do të kenë dy ministri”, raportoi gazetarja Karadaku./abcnews.al