“Partizani, rival direkt, kërkojmë vetëm maksimumin”, Balaj: Vllaznia në dy të parat

schedule20:36 - 27 Janar, 2024

schedule 20:36 - 27 Janar, 2024

Se ç’do të ndodhë më tej nuk parashikohet dot, por momenti është shumë I mirë.

Pas një fillimi të vështirë të kampionatit, Vllaznia vetëm po ngjitet, ndërsa sfida e kësaj fundjave ndaj Partizanit është e tillë që mund ta ngrejë fare pranë kreut.

Kapiteni i shkodranëve, Bekim Balaj, e ndjen se atmosfera ka ndryshuar, ndërsa flet për ABC News.

Çfarë kërkon konkretisht Vllaznia gjatë sezonit të rregullt? Gjithsesi, për të mundur një rival si Partizani duhet që në stadium të ketë edhe një element tjetër.

Vllaznia ka 32 pikë në vendin e tretë në Superligë, ndërsa Partizani është I dyti me 35, ndaj një fitore do të bënte rokadën në klasifikim. /abcnews.al