Anglezët janë të veçantë dhe gabime të tilla i kanë bërë edhe në të shkuarën. Këtë herë janë dy tifozë të Liverpool që kanë humbur mundësinë të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në stadium, pasi kanë ngatërruar qytet.
“The Reds” luajtën me Genk mbrëmë dhe për të shkuar aty, dy tifozëve u duheshin dy orë. Kur e mësuan se ishin në qytetin e gabuar, në Gent, kishte edhe gjysmë ore për të nisur ndeshja. 150 kilometra në aq kohë ishte e pamundur të përshkoheshin.
Sporz shkruan se të dy tifozët kishin shkuar në qendër të Gent dhe po silleshin vërdallë për të gjetur stadiumin. Në fund e kanë kuptuar gabimin dhe kanë pozuar së bashku me biletat e stadiumit. Më t’u bërë publike kjo histori, KAA Gent u ka bërë tifozëve të Liverpool një ftesë.
” Nëse ndokush i njeh këtë të dy, ose ka kontaktet e tyre, t’u thonë që janë të ftuar për ndeshjen tonë kundër Wolfsburg sontw. Do t’u japim edhe disa leksione me gjeografinë e Belgjikës më pas”, shkruan klubi belg në faqen zyrtare në Twitter. /abcnews.al
Morning @LFC, congrats on the win yesterday. Oh and by the way could you give us a little help in finding these two Scousers who got a little confused yesterday? ????? #gnkliv #genliv #gntwol https://t.co/zwGAhIF5Zb
— KAA Gent (@KAAGent) October 24, 2019