Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2”

schedule09:20 - 27 Janar, 2024

schedule 09:20 - 27 Janar, 2024

Gjashtë personat e arrestuar në Lezhë gjatë operacionit të zhvilluar disa ditë më parë në të gjithë vendin, janë liruar nga qelia.

Gjykata e Lezhës ka ndryshyar masën e sigurisë për 6 të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli 2”. Për një prej tyre është vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe për pesë të tjerë “arresti në shtëpi”. Gjashtë të arrestuarit ishin nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët, ndryshoi masat e sigurimit.