Klopp ka konfirmuar ditën e sotme se ai dhe Liverpool do të ndajnë rrugët së bashku në fund të sezonit. Menjëherë Liverpool është vënë në lëvizje për të gjetur idealin që do të zëvendësojë teknikun gjerman, dhe drejtuesit e klubit anglez duket se preferojnë me patjetër teknikun spanjoll dhe ish-lojtarin e tyre i cili po bën mrekullinë në Gjermani me Leverkusen, Xabi Alonso.
Pas këtre zërave, ka ardhur edhe reagimi i Xabi Alonso.
“Të jem i sinqertë, për momentin nuk duhet të mendoj për hapin tim të ardhshëm në karrierë. Unë mendoj se ku jam për momentin. Unë jam në vendin e duhur. Kjo është gjithçka që mund të them për të. Gjithçka që më intereson tani është që të luajmë mirë të shtunën dhe e meritojmë të fitojmë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe për momentin nuk më intereson.
Largimi i Klopp? Ishte një surprizë. Respekti dhe admirimi im për Jurgenin është rritur gjithnjë e më shumë në vitet e fundit. Jo vetëm për atë që ai arriti me Liverpool, por edhe për mënyrën se si e bëri atë. Për momentin jam i lumtur këtu dhe më pëlqen puna që po bëj. Është kërkuese dhe intensive, por është një udhëtim i mrekullueshëm me Leverkusen dhe po bëj çmos që të jem gati për lojtarët e mi. Ky është qëllimi im, nuk e di ca ndodh në të ardhmen”, është shprehur Xabi Alonso./h.ll/abcnews.al