Gjiknuri dhe Alibeaj takohen online/ Dështoi mbledhja fizike, Foltorja zaptoi sallën

schedule12:27 - 26 Janar, 2024

schedule 12:27 - 26 Janar, 2024

Edhe këtë të premte, komisioni i reformës zgjedhore nuk mundi të zhvillonte një mbledhje fizike.

Grupi i Bardhit dhe i Berishës bllokuan sallën.

Por kësaj radhe, bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj ranë dakord që të mblidheshin online.

Në mbledhjen online ku munguan deputetët e grupimit më të madh të opozitës, u miratua programi i punës, i cili parashikon përmbylljen e reformës brenda marsit.

Por socialistët i mbyllin derën Lulzim Bashës, i cili kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, për ta kaluar në proporcional kombëtar me Shqipërinë 1 zonë zgjedhore.