Ancelotti: Mora përgjigjen që prisja, ja çfarë i thashë Insignes

schedule08:31 - 24 Tetor, 2019

schedule 08:31 - 24 Tetor, 2019

Napoli nuk fitonte prej tre vitesh jashtë “San Paolos” në Champions League. Ekipi i Carlo Ancelotti ia doli mbrëmë kundër Salzburg dhe tani kryeson grupin E me 7 pikë, një më shumë se Liverpool.

Mertens shënoi një dygolësh dhe parakaloi “Zotin” e napolitanëve, Diego Maradonën. Goli i 116-të me fanellën e Napolit për belgun, i cili lë pas argjentinasin (115 gola të shënuar me Napolin).

Ancelotti mori përgjigjen që priste nga lojtarët e tij. Kërkesat e tij specifike u realizuan në perfeksion, i tillë ishte edhe goli deçiziv i Lorenzo Insignes. Sulmuesit i mjaftuan tetë minuta për të shënuar golin e fitores, festën e të cilit e ndau me trajnerin e tij.

FITORJA – “Prisja zemër dhe grintë, sepse duhet shumë sakrificë për të fituar këtu përballë Salzburgut. Ishte një ndeshje impenjative dhe ia dolëm të sigurojmë një rezultat shumë të mirë. Ekipi më dha një përgjigje të rëndësishme, sidomos në menaxhimin e ndeshjes. Insigne shënoi një gol të jashtëzakonshëm”.

MERTENS – “Ishte mbrëmja e duhur për të thyer rekordin e Maradonës, si për ne edhe për Dries. Napoli u rikthye të fitojë në Champions në transfertë pas tre vitesh. Të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

INSIGNE – “I thashë Lorenzos përpara ndeshjes: ‘Nuk e di sa minuta do të luash, por do e vendosësh ti këtë ndeshje’. Pyeteni dhe do ua konfirmojë. Insigne e zgjidhi ndeshjen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!