Një restorant i ri i quajtur “7 Tetori “, në një referencë të dukshme ndaj ditës së sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, është hapur në një qytet jordanez. Restoranti u hap në provincën Karak, në jugperëndim të kryeqytetit Aman, pranë bregut jordanez të Detit të Vdekur.
“October 7” Shawarma Restaurant Opens in Jordan #Hamas #Jordan pic.twitter.com/WFk8flHLMJ
— MEMRI (@MEMRIReports) January 25, 2024
Në një video të postuar në rrjetet sociale të mërkurën, një burrë shfaqet jashtë restorantit të ri të mbushur plot me njerëz dhe më pas ecën brenda ku përshëndetet nga klientët dhe stafi i veshur me printimet e “7 Tetorit”.
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë reaguar ndaj videos, disa duke shprehur neveri dhe të tjerë duke e mbështetur.
/abcnews.al