GJIROKASTËR- Një 48-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie në pikën kufitare në Kakavijë.
Kundrejt 40 eurove ryshfet, 48-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, pa pasaportë. Ai u ndalua, paratë iu konfiskuan dhe kështu do të përballet tani me procedimin dhe me akuzën e ryshfetit./ abcnews.al