Nuk ishte ndonjë nga emrat që mbahet mend, por sërish prezenca e tij duhet vlerësuar. Anësori i mbrojtjes, Erik Durm ishte pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, në vitin 2014, ku në Kupën e Botës së Brazilit arritën të fitonin titullin e 4-t kampion në histori, ku në finalen e madhe të turneut mposhtën Argjentinën e Lionel Messi, me rezultatin minimal, 1 me 0.
Këtë të enjte, 31-vjeçari ka njoftuar edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur, me anësorin, që për të thënë të drejtën ka fituar pak trofe, por goxha “cilësorë” për nga rëndësia, ku më kulminanti, siç e theksuam edhe më lartë është kupa më prestigjiozes në arenën e futbollit të përfaqësueseve kombëtare.
Në karrierën e tij, Durm ka zhvilluar plot 325 paraqitje në fushën e blertë, me skuadrat e Borussia Dortmund, Huddersfield, Eintracht Frankfurt e së fundmi, Kaiserslautern, në të cilat ka arritur të shënojë plot 36 gola, si dhe të dhurojë 20 asistime. Ndërkaq, përsa i përket trofeve, Durm ka fituar 1 herë Kupën e Gjermanisë, në sezonin 2016-2017, me Borussia Dortmund, 2 herë Superkupën e Gjermanisë, po me Borussia-n, në sezonet 2013-2014, 2014-2015, si dhe trofeun e UEFA Europa League, me skuadrën e Eintracht Frankfurt, në sezonin 2021-2022. /i.m /abcnews.al