Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka deklaruar se Samiti në mbështetje të Ukrainës do të mbahet në pranverë. Ai ka theksuar Ukraina i është falenderuese vendit tonë për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për ta.
Gjatë një interviste për “Ballkan Update”, ai e konsideroi Shqipërinë si partnerin më të besuar.
“Sigurisht, jo më vonë se pardje në momentin që përfundoi takimi i përbashkët rajonal, kryeministri i Shqipërisë njoftoi një takim. Ishte një surprizë dhe për mua. Kjo tregon në radhë të parë për rolin që po luan Shqipëria. Edhe një samit i tillë sigurisht ishte përgëzuar shumë dhe në Ukraninë dhe natyrisht efekti ka qene pozitiv dhe atje. Për ne është shumë i rëndësishëm sepse Shqipëria është një partner i ynë.
Ju e dini që të premten u zhvillua një telefonatë mes kryeministri Rama dhe presidentit Zelensky, dhe u diskutuan shumë çështje. Presidenti ka dashur të shpreh mirënjohjen për mbështetjen që ka pasur nga Shqipëria në këto dy vite. Samiti do të bëhet në pranverë. Ju e dini se gjithashtu vazhdon bashkëpunimi i fushave dypalëshe, gjithashtu mes kryeministrit Rama dhe Zelensky janë marrëdhënie miqësore, por për momentin është akoma herët për ta konfirmuar”.
Më tej, ambasadori theksoi mirënjohjen që Ukraina ka ndaj Shqipërisë, pasi kjo e fundit ka mbledhur dhe fonde në ndihmë të saj.
“Në radhë të parë që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë dhe deri më sot, Shqipëria u vendos si një partner në krahun e Ukrainës. Ka qene një mbështetje dhe para luftës, sepse e ka mbështetur Ukrainën në Këshillin e Sigurimit dhe si vend kandindat i NATO-s. Sigurisht që kemi pasur dhe bashkëpunim dypalësh, si fondet që Shqipëria ka arritur të mbledh dhe që u transferuan nëpërmjet zonjës së parë të Ukrainës. Më shumë se 100 mijë fëmijë nga Ukraina, prindërve të cilët kanë vdekur ose janë marrë peng në kudër të luftës, kanë vizituar Shqipërinë. Vazhdojmë bashkëpunimin mes dy vendeve”./abcnews.al