Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk besoja se do arrija kaq lart, tani nuk të toleron më askush”

schedule18:33 - 23 Tetor, 2019

schedule 18:33 - 23 Tetor, 2019

Interi pret sonte në “San Siro” gjermanët e Borussia Dortmund. Ekipi i Antonio Contes ndodhet në kuotën e një pike dhe e kanë thelbësore fitoren.

Milan Skriniar u transferua nga Sampdoria në Milanon zikaltër verën e vitit 2017 dhe po zhvillon sezonin e tretë me Interin. Sllovaku është një garanci në mbrojtje, teksa i rikthehet vështirësive të hasura në fillim të aventurës së tij në Itali.

Kam ardhur në Itali katër vite më parë dhe në fillim luaja pak. Po mendoja të shkoja diku tjetër në huazim, por karriera ime mori për mirë. Merita u takon trajnerëve që më kanë besuar. Edhe shokët më kanë ndihmuar të përmirësohem.

Nuk besoja se do të arrija në këto nivele, tani duhet të konfirmoj veten dhe të vazhdoj me paraqitje pozitive. Tani të gjithë presin që të bëj mirë, të fitoj çdo duel dhe t’i largoj gjithë topat me kokë. Unë mbetem vetvetja dhe përqendrohem në maksimum në çdo ndeshje“, përfundon Milan Skriniar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!