Socialistët kanë vendosur që të ndërrojnë fytyrën e Kuvendit të Shqipërisë dhe për këtë kanë ngritur një grup pune të cilin po e drejton Eduard Shalsi.
Qëllimi, sic thotë vetë ai, është të bëhemi gati për të përballuar procesin negocues me BE-në.
Shalsi përjashton mundësinë që ky grup pune të fshehë idenë e ngritjes së një komisioni të posacëm për kontrollin e institucioneve të pavarura, apo sidomos SPAK, sic akuzoi Lulzim Basha.
Megjithëkëtë, nuk përjashtohet mundësia që në fund të kësaj reforme që ka nisur PS përmes Shalsit, të ngrihet ndonjë strukturë e vecantë për raportimin e institucioneve të pavarura.
Socialisti thotë se këtë reformë ta bëjë bashkë me opozitën.
Me disa prej tyre ka folur, por nuk do t’i tregojë emrat për të mos nxitur luftën e brendshme.
Nuk ka një kohë se kur do të përfundojë reformimi i Kuvendit, por Shalsi premton ekspertizë të huaj në këtë proces./abcnews.al