Me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenime Dhoma e deputetëve në Parlamentin Italian ka ratifikuar Protokollit, Itali-Shqipëri mbi emigraciontet.
Tani teksti do i kaloje Senatit për lexim të dytë. Pas një debati të ashpër në sallë pas kundërshtimeve nga opozita, parlamenti i dha dritën jeshile marrëveshjes per emigracionin mes Tiranës dhe Romës.
Marrëveshja u dakordësua më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të strehojnë deri në 3 mje migrantë njeherazi.