Presidenti i ri i Liberisë sëmuret gjatë inaugurimit, për pak sa nuk rrëzohet nga podiumi

schedule21:45 - 23 Janar, 2024

schedule 21:45 - 23 Janar, 2024

Presidenti i ri i Liberisë, Joseph Boakai, 79 vjeç, për pak sa nuk u rrëzuar derisa ishte duke folur në foltore, pasi u sëmur gjatë fjalimit të tij të inaugurimit.

Boakai, i cili mundi Georges Vea në një balotazh, u betua gjatë një ceremonie në ambient të hapur të hënën, në vapën përvëluese të kryeqytetit, Monrovia, shkruan BBC.

Presidenti e ndërpreu fjalimin disa herë dhe kur ndaloi së foluri plotësisht, asistentët e ndihmuan të largohej nga podiumi, pas së cilës ceremonia u ndërpre.

“Ka ndodhur për shkak të nxehtësisë. Ishte shumë vapë e madhe. Është i lodhur për shkak të viteve, megjithatë – tani është gjithçka në rregull”, tha zëdhënësi i tij Mohamed Ali.