Oficerët e forcave të armatosura përjetuan momente tmerri kur valë të mëdha “përpinë” një restorant në një bazë ushtarake në Ishujt Marshall. Në videot nga brenda bazës ushtarake, dallgët e mëdha mund të shihen duke thyer dyert dhe duke marrë përpara tavolina, karrige, ndërsa disa njerëz u përpoqën të mbaheshin.
Një person është lënduar ndërsa tashmë i gjithë personeli është evakuuar. Përveç bazës ushtarake, dallgët përfshinë edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap, ndërsa do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë.
Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve pasi uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.
Baza mban pajisje teknologjike të avancuara që janë pjesë e gamës së raketave balistike “Ronald Reagan”.
/abcnews.al