FOTO+VIDEO/ Afera “Partizani”, vjen ora e përballjes, Berisha për herë të parë drejt SPAK

schedule09:48 - 23 Janar, 2024

schedule 09:48 - 23 Janar, 2024

SHQIPËRI- Ish-kryeministri Sali Berisha do paraqitet për herë të parë në SPAK, për të dhënë llogari për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Forcat e policisë mbërritën mëngjesin e sotëm në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe bënë shoqërimin e tij drejt SPAK-ut.

 

Duke qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Berisha u shoqërua me dy makina të Policisë së Shtetit.

Pas doli nga banesa, Berisha komunikoi shkurt me mediat: “Beteja vijon. Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha. Po ashtu, për këtë aferë do pyetet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi,  dy ditë më pas.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij/ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!