“Zikaltërit” e Inter zhvilluan një ndeshje të madhe, mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas, teksa në “Al-Awwal Stadium”, të Rijadit mposhtën me rezultatin minimal, 0 me 1, “Blutë” e Napoli, në finalen e Superkupës së Italisë, duke fituar kështu trofeun e parë për këtë sezon, me shpresën, që të mos jetë i vetmi.
Pas ndeshjes, tejet i lumtur për performancën e skuadrës së tij, disa fjalë për mediat i ka thënë edhe tekniku i fituesve të këtij kompeticionit, Simone Inzaghi, ku përveç se nuk la pa thurur elozhe për djemtë e tij, vlerësoi gjithashtu edhe kundërshtarët napoletanë, për përballjen e shkëlqeyer në fushën e blertë, sidomos për performancën në prapavijë.
“Napoli-t i duhen bërë komplimente, ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe u mbrojtën mirë edhe me dhjetë lojtarë. Duhet të përgëzoj edhe skuadrën time, luajtëm gjysmëfinale 60 orë para finales. Në pjesën e dytë ne mund të kishim shënuar më herët, por kishim një ekip të organizuar mirë para nesh”,- u shpreh në fjalën e tij për mediat tekniku “Zikaltër”. /i.m /abcnews.al