Britani/ Stuhia “Isa” shkatërroi pemët në vendin ku u xhirua “Game of Thrones”

schedule19:25 - 22 Janar, 2024

schedule 19:25 - 22 Janar, 2024

Një rrugë e ngushtë që ishte kthyer në një atraksion turistik për shkak të Game of Thrones u shkatërrua nga stuhia Isa.

Siç raporton Skynews, rruga Dark Hedges, e cila është “mbuluar” nga dhjetëra drurë ahu, duke krijuar një lloj “tuneli” që të kujton kohët e vjetra, është dëmtuar.

Konkretisht, nga stuhia e fortë, të paktën 11 pemë, nga afërsisht 86 në rrugë, janë cilësuar të rrezikshme, pasi kanë qenë gati për t’u rrëzuar dhe më në fund është gjykuar e nevojshme prerja e tyre. Por, ato tashmë kishin rënë nga erërat e forta.

“Ka një sërë pemësh që kanë rënë. Rruga është mbyllur dhe puna do të vazhdojë. Është një shuplakë për zonën pasi pemët ishin të gjitha të shëndetshme”, thanë përfaqësuesit e mbrojtjes së mjedisit nga zona.

Që nga xhirimet e skenave të ‘Game of Thrones’, rruga ka përjetuar një kërkesë të paparë për vizita turistike.

Deri atëherë, ai ishte praktikisht i panjohur për botën jashtë Irlandës së Veriut. Ajo u krijua në 1775, sipas vlerësimeve. Fillimisht kishte 150 pemë dhe nga Stuhia Isla, kishin mbetur 86./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!