Plani ekonomik i BE për Ballkanin Perëndimor/ Samiti mbahet të hënën në Shkup me liderët e rajonit

schedule12:21 - 21 Janar, 2024

schedule 12:21 - 21 Janar, 2024

Lideret e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbërrijnë këtë të diel pasdite në Shkup, ku do të kenë një darkë joformale me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski.

Mësohet se pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë është konfirmuar edhe pjesëmarrësja e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perendimor nga Komisioni Evropian fillon të henën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i lidereve, pastaj lideret me BE dhe më pas një konferencë e përbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

-Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,

-Milojko Spaiq, Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

-Albin Kurti, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

-Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

-James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare./abcnews.al