BURREL- Një 52-vjeçar është ekzekutuar me armë gjahu mëngjesin e kësaj të diele në Burrel. Policia thotë se autori i krimit është 63-vjeçari, Islam Meta, ndërsa viktima Petrit Kuka.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje/abcnews.al