Humbja minimale e pësuar mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, në transfertën e Alaves i ka kushtuar jo pak teknikut, të spanjollëve, të Cadiz, Sergio Gonzalez, me 47-vjeçarin, që i ka dhënë fund “aventurës” së tij, te skuadra, që e drejtoi prej gati 2 vitesh, duke arritur të mbijetojë përgjatë këtyre sezoneve, në elitën e futbollit spanjoll.
Njoftimi erdhi vetëm pak orë më parë, me vetë klubin, që i tregoi tifozëve mbi vendimin e menjëhershëm, me anë të një komunikate zyrtare, e cila u postua gjithashtu edhe në profilet e tyre, në rrjetet sociale.
“Klubi ynë dëshiron të falënderojë trajnerin për punën e bërë në 82 ndeshjet që ka qenë në stol, 77 prej tyre në La Liga, ku ka arritur dy qëndrime në La Liga. Ne tashmë po punojmë për të zëvendësuar Sergio Gonzalez, duke i uruar trajnerit fat të mbarë në të ardhmen e tij profesionale”,- lexohet në komunikatë.
Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë 81 përballjeve të zhvilluara përgjatë 2 sezoneve, te skuadra e Cadiz, tekniku 47-vjeçar ka arritur të regjistrojë 20 fitore, 28 barazime e 33 humbje, me një mesatare prej 1.09 pikësh për ndeshjesh. Përsa i përket golavarazhit bilanci ishte negativ, teksa ka arritur të shënojë 77 gola dhe të pësojë 111 të tjerë. /i.m /abcnews.al