Kreu i grupit parlamentar të Hejzbollahut në Bejrut, Mohammad Raad thotë se Izraeli nuk është gati për luftë kundër tyre.
“Armiku izraelit nuk është i përgatitur për një luftë për të cilën rezistenca në Liban është gati. Kjo do t’i tregojë të gjithë fuqinë e saj dhe do të ketë gjithmonë fjala e fundit”.
Duke thënë se Izraeli është “i zënë ngushtë dhe i frustruar” nga humbjet e tij në Rripin e Gazës, Raad argumenton se ushtria izraelite “ka dështuar të arrijë objektivat e saj”.
Eksponenti i Hezbollahut shtoi se “armiku izraelit është i detyruar të tërhiqet sepse është i lodhur dhe duhet të përballet me rezistencën që nuk e priste. Është i frustruar dhe i ka vënë në siklet të gjithë ata që e mbështesin”./abcnews.al