Dhuna për guroren në Fushë Krujë, lirohen nga qelia 3 anëtarë të fisit Rraja

schedule12:49 - 19 Janar, 2024

schedule 12:49 - 19 Janar, 2024

Lirohen tre të arrestuarit e fisit Rraja për dhunën e ushtruar ndaj Bilbil e Jashar Majës, për një gurore në Fushë Krujë.

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Andi Rrajën, Enedi Rrajën dhe Eni Kulla.

Sipas vendimit, atyre iu ka përfunduar afati për mbajtjen në qeli dhe tashmë do të qëndrojnë ne arrest shtëpie.

Konflikti për guroren që përfundoi me dhunën ekstreme, u bë shkak për dorheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!