Foltorja bllokoi këtë të premte mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore, e parashikuar për t’u mbajtur në 11:00.
Deputetë të Foltores, pushtuan sallën ku ishte parashikuar mbledhja e komisionit, duke pamundësuar punimet e saj. Ndërkohë deputetët e grupit të Lulzim Bashës, nuk erdhën në sallë.
Sic mëson ABC News Alibeaj nuk ka pranuar mbajtjen e mbledhjes online dhe sot nuk do të kemi vijim të saj.
Nëse do të kishim normalitet, dy bashkëkryetarët kishin hartuar një draft kalendar, ku angazhohen që reformën ta mbyllnin brenda datës 25 mars.
Gazetarja Esiona Konomi ka siguruar për ABC News, kalendarin e punimeve.