E kërcënoi se do ta vriste me sëpatë, flet babai i 35-vjeçarit në Shijak: Djali kishte probleme psikologjike

schedule11:33 - 19 Janar, 2024

schedule 11:33 - 19 Janar, 2024

Ka folur babai i 35-vjeçarit, Eduart Hoxha, i cili e kërcënoi atë se do ta vriste me sëpatë. Ai ka thënë për “ABC News”, se i biri ishte me probleme psikologjike dhe ishte kthyer vetëm pak muaj më parë nga Italia, ku dhe jetonte prej disa vitesh.

Sipas babait, djali kishte shkuar me nipin për një vizitë dhe kur u kthye nuk ishte mirë, pasi filloi ta ofendonte.

“Rrinte vetëm shtrirë. Nuk kishte aq shumë probleme psikologjike sa ka pasur më parë. U sëmurë para vitit të ri. Ai ishte shtrirë me një dhomë, unë me një dhomë tjetër. Ai thoshte që do iki në Itali. Dje erdhi djali i madh dhe tha që do ta çoj në një Hoxhë, ai nuk pranoi.

Theva një 20 mijë lekësh, e bëra dy dhjetëshe. Kur erdhi ky me mendje tjetër, fliste kot më kot. Kishte shkuar te Hoxha. Iku ky nipi dhe ky filloi të fliste shumë keq. Mua më kërcënonte me fjalë dhe jo me dhunë. Vazhdoi dhe njoftova policinë më mbrapa.

Unë e dija që nuk ishte mirë me mendjen këto kohët e fundit. Nuk e di se si erdhi kjo punë. Unë kërkoj ta kurojnë dhe mos ta mbajnë aty. Edhe policët dje i shau, ti e sheh që ai nuk është mirë”, u shpreh i ati./abcnews.al