Manchester City po vuan ndaj Atalantës, pasi miqtë italianë po mbrohen mirë dhe madje kanë arritur dhe të kalojnë në avantazh. Në minutën e 28-të, bluzinjtë e Gasperinit kanë fituar një penallti dhe ukrainasi Malynovksi merr përsipër ekzekutimin e saj. Numri 18 i miqve tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Ederson.
Man. City – Atalanta 2-1
Aguero 34′ 38′ / Malynovski (p) 28′
Edhe në Torino, ka rezultat surprizë. Lokomotiva e Moskës ka kaluar në avantazh përballë Juventusit, me anë të Miranchuk. Në minutën e 30-të, anësori përfiton nga një top i kthyer brenda zonës dhe godet fluturimthi, duke shokuar të gjithë në stadiumin “Allianz”./abcnews.al
Juventus – L. Moscow 0-1
Miranchuk 30′