Mehdi Taremi shmang pyetjet për të ardhmen dhe preferon të mos thotë shumë për transferimin e tij tek Interi në fund të sezonit, pavarësisht se marrëveshja duket tashmë e përfunduar.
“Thashethemet për kalimin tim tek Inter? Nuk është koha për të folur rreth kësaj. Tani jemi në Katar për kombëtaren dhe mendoj se kombëtarja është më e rëndësishme se gjithçka”, është shprehur sulmuesi iranian.
Ditët e fundi, mediat italiane shkruajnë për arritjen e marrëveshjes mes Taremit dhe Interit, për një transferim me parametra zero në fund të sezonit. Kjo pasi sulmuesi aktual i Portos nuk do të rinovojë kontratën me klubin portugez./h.ll/abcnews.al