Dhuna ndaj grave në Kuvend/ Kundër Bardhit e Nokës: “Açka u intimidua, të dënohen autorët”

schedule17:04 - 18 Janar, 2024

schedule 17:04 - 18 Janar, 2024

Një ditë pas spektaklit të shëmtuar në Kuvend, ku deputetët e Berishës sulmuan verbalisht dhe fizikisht tre deputete, gratë e Partisë Demokratike u mblodhën para kryesisë në shenjë proteste.

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi dënoi ashpër veprimet e dhunshme dhe bullizuese, ndërsa shtoi se deputetët dhunues nuk dallojnë nga abuzuesit e tjerë të vajzave dhe grave.

Edhe Aleanca e Grave Deputete ka dënoi fuqimisht sjelljen e deputetëve Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi në Komisionin e Edukimit.

Ato e kanë quajtur “dhunë dhe intimidim  ndaj Kryetares së komisionit Flutura Açka dhe anëtarëve të tjerë  në këtë komision!

“Dhuna është një akt që tregon dëshpërim. Përdoruesit e dhunës tregojnë hapur pamundësinë e tyre për të pranuar se ka mendim dhe qëndrim ndryshe”,- thuhet në deklaratën e deputeteve gra.

“Ne gratë deputete, shprehim indinjatë të thellë për atë që ndodhi dje si dhe për gjithë klimën e linçimit dhe përbaltjes së grave dhe kërkojmë vënien para përgjegjësive të autorëve të kësaj dhune”-theksohet në qëndrimin e Aleancës së Grave Deputete.”

Ato shpresojnë që aktet e dhunshme të mos përsëriten më dhe Kuvendi të kthehet në shinat e normalitetit dhe të gjithë deputetët të bëjnë detyrën për të cilën qytetarët i kanë votuar.

/abcnews.al