“Pas Lara Colturi, në Kombëtaren Shqiptare edhe i vëllai”, vajza kampione që zgjodhi të garojë për Shqipërinë

schedule09:24 - 18 Janar, 2024

schedule 09:24 - 18 Janar, 2024

“Pas Lara Colturi, në Kombëtaren Shqiptare edhe i vëllai i saj”, ka zbuluar në “ABC e Mëngjesit”, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi.

Ai ka treguar se “Juri është shqiptar prej vërteti se kanë lindur më 29 nëntor, një koncident shumë e bukur”.

Sakaq, Toçi rrëfeu historinë, se si arriti te Lara Colturi, vajza kampione që zgjodhi të garojë për Shqipërinë, e cila u rendit e nënta në botë.

Mamaja e saj është një kampione olimpike. Lara ka marrë shumë komente pozitive. Ishte një aksident shumë i bukur që lara u bë pjesë e jona. Në tavolinë ngjitur ishte mamaja e Larës që po debatonte me një kolegen e saj dhe thoshte si ka mundësi që vajza ime është shumë e talentuar dhe nuk i hapen dyert. Unë nuk dija mirë italisht dhe çohem i jap një kartëvizitë dhe gjithçka aty u harrua. Derisa një ditë më telefonon Zoti Armando Duka.

Nuk është turp të marrësh njerëz që duan të zhvillojnë karrierën e tyre në vendin tonë, se thonë italianët na e keni marrë. Ne duhet të themi skiatore italiane me origjinë shqiptare”, u shpreh Elvis Toçi./abcnews.al