Mund të thuhet me plot gojë, se mbrëmja e të martës, që sapo lamë pas ishte mbrëmja e “bomberit” serb, Dusan Vlahovic, me këtë të fundit, që ishte padyshim protagonisti kryesorë, në fitoren e thellë, 3 me 0, që “Zonja e Vjetër” regjistroi në “mitikun” e Torinos, “Allianz Stadium”, ndaj “Zijeshilëve” të Sassuolo.
Pas kësaj fitoreje të madhe, disa fjalë për mediat vendosi t’i thoshte edhe vetë “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, i cili po e konsideron formën momentale të “Bardhezinjve”, si momentin më të mirë të tyrin sezonal me tej u ndal te performanca e tij, ndaj skuadrës së Nedim Bajramit, ku u shpreh shumë i lumtur për realizimin e dy golave.
“Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë sezonal për ne, sepse ne gjithmonë i përgatisim njësoj ndeshjet që na presin. Duam t’i shkojmë gjërave një e nga një, por edhe pse morëm tri pikë me shumë rëndësi është më mirë që të kthejmë kokën nga ndeshja e radhës.
Çfarë ndjenje është të dëgjosh emrin nga tifozët? Për mua është një ndjenjë e veçantë, elektrizuese dhe jam i lumtur që shënova dy gola. Por ka edhe raste kur tifozët më vënë ndonjëherë në pozitë, por e rëndësishme është që ndaj Sassuolo shkoi mirë për të gjithë.
Për mua ishte e rëndësishme që të fitonim, të merrnim tri pikët, pasi shënoj unë apo dikush tjetër, jam njësoj i lumtur nëse në fund Juventusi fiton. Besojmë te titulli? Në fillim zonën Champions, më pas do të kemi kohë për të bërë llogari të mëtejshme”,- u shpreh pas performancës magjike, “bomberi” serb. /i.m /abcnews.al