“Situata në fushën e betejës është jashtëzakonisht e vështirë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens duke iu referuar Ukrainës, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik të Davos, duke theksuar se ofensiva e madhe e nisur nga ukrainasit verën e kaluar nuk dha rezultatet që të gjithë shpresonim.
Ai tha se ka edhe arsye për optimizëm pasi para së gjithash, duhet të kujtojmë se kur kjo luftë filloi me një pushtim të plotë në 2022, atëherë shumica e ekspertëve besonin se Rusia do të merrte në kontroll Kievin brenda disa ditësh dhe do të kontrollonte Ukrainën brenda javë. Kjo nuk ndodhi”.
Stoltenberg këmbënguli që mbështetja ushtarake për Kievin duhet të vazhdojë.
/abcnews.al