Ndryshime në Policinë e Shtetit. Burime për ABC News konfirmuan se ndryshimet këtë herë kanë prekur komisariatin e Lezhës dhe të Lushnjes.
Agim Hoxha, do të drejtojë nga kjo e martë komisariatin e Lezhës. Hoxha zëvendësohen në këtë detyrë Behar Cakën i cili është emëruar DPPSh.
Sakaq në Komisariatin e Lushnjes, shef komisariati është caktuar Edmond Pjetri, në vend të Agim Bashës, ky i fundit ka kaluar tashmë në Akademinë e Sigurisë.