“Sulmi në Banjskë, akt i rrezikshëm dhe kriminal”/ Ministri Hasani në Prishtinë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet i Shqipërisë

schedule10:25 - 16 Janar, 2024

schedule 10:25 - 16 Janar, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani e konsideron një akt të rrezikshëm dhe kriminal, sulmin në Basnjkë të Zveçanit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Prishtinë me homologen Donika Gërvalla, Hasani u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është prioritet i Shqipërisë.

“Jam i lumtur që kjo vizitë vjen në nje moment kaq pozitiv për Kosovën, pas liberalizimit të vizave. Ky është një vendim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Vizita ime është pjesë e një turi në vendet e rajonit, është një tur që ka për qëllim ndarjen e ideve për punët që do të bëjmë së bashku, për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Rajoni është duke kaluar një moment delikat. Siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara se çdo herë tjetër.

Ky sulm është një akt i rrezikshëm dhe kriminal. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin. Autorët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Me ministren pata mundësi te diskutojmë për idetë se si do e çojmë përpara agjendën e përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ne NATO. Anëtarësimi i Kosovës në NATO eshtë prioritet për qeverinë shqiptare. Jemi te gatshëm të ndihmojmë Kosovën në procesin e integrimit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!