Prej orës, 20:30, në Londër po mbahet ceremonia e çimit, për portierin e vitit, “FIFA The Best”, ku do të ndahen çmimet, për lojtarët më të miri të vitit, në pozicionet kryesore të fushës, portë, mbrojtje, mesfushë e sulm, trajneri dhe trajnerja e vitit, si dhe lojtari më i mirë femër e mashkull, për vitin 2023.
Pasi arriti të fitojë tripletën, me “Qytetarët” e Manchester City, çmimin e teknikut “më të mirë” të vitit arriti ta “rrëmbente”, spanjolli Pep Guardiola, i cili në garën e tij, për këtë trofe mposhti dyshen italiane, ish-teknikun e “Bluve” të Napoli, Luciano Spalletti, si dhe teknikun e “Zikaltërve” të Inter, Simone Inzaghi.
“Dua që ta ndajë këtë çmim me pronarët e klubit të Manchester City-t, Fearran Soriano dhe Txiki Begiristain, të cilët më kanë besuar që nga fillimi. Dua të falenderoj të gjithë stafin që punon me ne dhe si lojtarët e mi. Të jetosh me ta në vitet e fundit ka qenë një kënaqësi e vërtetë”,- u shpreh “strategu” spanjoll i pankinës. /i.m /abcnews.al