Bayerl Leverkusen ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një tjetër fitore të madhe në transfertë.
“Aspirinat” kanë triumfuar në transfertë ndaj Augsburg me rezultatin minimal 0-1, gol që erdhi në “frymën e fundit” nga Palacios, në minutën e 94’.
Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë përballje, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e tij.
“Sofascore” e integruar mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga. Përveç yllit nga Kosova, në këtë formacion bëjnë pjesë edhe talente të mëdha si De Ligt, Xavi Simons, Musiala, Grimaldo apo Hofmann./h.ll/abcnews.al