Sondazhi: 2024 pritet të jetë një vit i vështirë për ekonominë globale

schedule12:29 - 15 Janar, 2024

schedule 12:29 - 15 Janar, 2024

Ekonomia globale do të përballet me një vit me perspektiva të ulëta rritjeje dhe pasiguri që vijnë si pasojë e konflikteve  gjeopolitike, masat e ashpra të financimit dhe ndikimi shqetësues i inteligjencës artificiale, sipas një sondazhi të ekonomistëve.

Është një sondazh i kryer çdo vit përpara takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në resortin zviceran të Davos, me pjesëmarrjen e më shumë se 60 ekonomistëve kryesorë nga sektori privat dhe publik global, dhe përpjekjet për të përshkruar prioritetet për politikëbërësit dhe drejtuesit e biznesit.

Rreth 56% e të anketuarve presin që kushtet e përgjithshme ekonomike globale të dobësohen këtë vit. Ndërsa shumica shënuan një rritje të moderuar ose më të lartë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, me Europën ndodhi e kundërta.

Perspektiva për Azinë Jugore dhe Lindore, por edhe Paqësorin, ishte më pozitive, me shumicë shumë të lartë që prisnin të paktën një rritje të moderuar në 2024.

Me komentet nga bankat qendrore kryesore të botës që sugjerojnë se normat e interesit kanë arritur kulmin, 70% e të anketuarve presin që kushtet financiare të lehtësohen me rënine e inflacionit.

Inteligjenca artificiale duket të ketë një ndikim të pabarabartë në ekonominë globale: ndërsa 94% presin që AI të rrisë ndjeshëm produktivitetin në ekonomitë me të ardhura të larta gjatë pesë viteve të ardhshme, vetëm 53% parashikuan të njëjtën gjë për ekonomitë me të ardhura të ulëta.

WEF publikoi një studim mbi “cilësinë” e zhvillimit ekonomik në 107 ekonomi, i cili arriti në përfundimin se shumica e vendeve po zhvillohen në mënyra që nuk janë as të qëndrueshme mjedisore dhe as shoqërore.

“Ringjallja e rritjes globale do të jetë e nevojshme për të adresuar sfidat kryesore, por vetëm rritja nuk është e mjaftueshme,” tha Saadia Zahidi, CEO e Forumit Ekonomik Botëror.

WEF tha se po bën fushatë për të përcaktuar një qasje të re ndaj zhvillimit dhe për të ndihmuar politikëbërësit ta balancojnë atë me prioritetet sociale, mjedisore dhe të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!