Jordan Henderson duket i destinuar të mbetet vetëm një hipotezë e Juventusit në mes të janarit.
“Tuttosport” shkruan se Allegri do të kishte zgjedhur të ruante bilancin fitues të javëve të fundit pa përfshirë në skuadër eksperiencën dhe personalitetin e ish-kapitenit të Liverpool, i cili aktualisht i pakënaqur në Al Ettifaq të Arabisë Saudite.
Siç nënvizon i njëjti burim, situata e Henderson te Juventus ishte në ujërat e duhur, por ajo u shemb brenda pak ditësh.
Henderson duhet të heqë dorë nga paga e tij faraonike prej 20 milionë euro neto në sezon. Anglezi kërkon një klub të ri dhe një kotratë 18 mujorshe, por Juventus ka qenë dakord vetëm për 6 muaj./h.ll/abcnews.al