VIDEO/ Fitore franceze në Milano, “Djajtë” poshtërojnë “Verdhekuqtë” në “San Siro”

schedule22:56 - 14 Janar, 2024

schedule 22:56 - 14 Janar, 2024

Mund të quhet një fitore e madhe për vendasit, mirëpo për teknikun, Jose Mourinho, mund të përkthehet edhe në shkarkim nga detyra. “Djajtë” e Milan kanë zhvilluar një performancë fantastike mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “mitikun” e tyre, “San Siro” kanë mposhtur me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Roma-s.

Golat e treshes franceze, Yacine Adli, Olivier Giroud e Theo Hernadez, në minutat 11’, 56’ e 84’ kanë nxjerrë totalisht të “pavlefshme”, penalltinë e përkthyer në gol, nga “fantazisti” argjentinas, Leandro Paredes, në minutën e 69’-të të sfidës, e cila u duk thjesht si një “gol nderi”.

Falë këtij rezultati, “Kuqezinjtë” e teknikut, Stefano Pioli ngjiten në kuotën e 42 pikëve, vetëm 4 pikë më pak se Juventus i vendit të 2-të dhe plot 8 pikë më shumë se Fiorentina e vendit të 4-t, duke qëndruar komod në një vend në zonën “Champions”, ndërsa skuadra e Roma-s mbetet në vendin e 9-të të renditjes, me vetëm 29 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Yacine Adli, 1-0:

Goli i Olivier Giroud, 2-0:

Goli i Leandro Paredes, 2-1:

Goli i Theo Hernandez, 3-1: