VIDEO/ Rikthim me gol në Premier League, De Bruyne barazon shifrat në “St. James’ Park”

schedule20:09 - 13 Janar, 2024

schedule 20:09 - 13 Janar, 2024

Me fillimin e pjesës së dytë, të përballjes Newcastle-Manchester City, në “St. James’ Park”, “Qytetarët” e teknikut Pep Guardiola janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur golin e barazimit të rezultatit, të cilin e ka gjetur në minutën e 74′-t.

Vetëm 5 minuta pas hyrjes në fushën e blertë, i rikthyeri nga dëmtimi, Kevin de Bruyne merr një pasim të shkurtër në mesfushë dhe pasi avancon disa metra lëshon një goditje perfekte drejt portës kundërshtare, duke gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar. Rezultati shkon në 2 me 2. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: