Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka bërë kërkesë ditën e enjte për blerjen e 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin nga SHBA-ja. Lidhur me këtë çështje po diskutohet këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” mes Alfred Cakos dhe Ilir Kullës.
Ky i fundit, ka theksuar se ka ardhur koha që ushtria e Kosovës të armatoset, duke shprehur që paqja të mbizotërojë.
Madje, Kulla ka shkuar në studio i veshur me këmishë ushtarake, duke shpjeguar se në vitin 2024 do të kalohet me ligj shërbimi rezervist në vendin tonë dhe ka një kërkesë të veçantë për shefin e shtabit.
“Ka ardhur koha që vete ushtria e Kosovës jo vetëm të armatoset mirë, por të marr masa.
Unë shpresoj të ketë paqe, po sivjet shqiptarët do të kalojnë ligjin për rezervistin. Kështu, unë kam vendosur t’i kërkoj shefit të shtabit Arben Kingjit të jem një nga rezervistët e parë. Ushtria i bën mirë këtij vendi, po të isha dhe një herë i ri do kisha bërë prapë tre muaj. Me që do flisnim për luftën, vendosa të vishem kështu”, tha ndër eksperti i sigurisë./abcnews.al