Zërat e fundit flasin për një pal të Milanit që në sezonin e ardhshëm, të kenë në stol Antonio Conte si trajner. Kjo është një ëndërr e pronarëve amerikanë, të cilët sipas “Forbes”, do të provojnë gjatë merkatos së verës për ta sjellë ish-trajnerin e Juventus, Chelsea, Tottenham dhe Inter, në radhët e tyre.
Kjo edhe pse sponsorizohet nga Zlatan Ibrahimovic, i cili ka kuptuar nevojën e një shkundje të fortë të ambientit.
Pioli do të mbetet deri në fund të sezonit, sigurisht nëse rezultatet deri atëherë nuk do të jenë tepër negative. Me objektivin minimal për të siguruar një vend në katër pozicionet e para të Serie A, me qëllim kualifikimin në Champions League, ose fitimin e Europa League, i cili është objektivi maksimal.
Milan duhet të punojë fort për të bindur Conte, pasi trajneri italian ka një kërkesë të veçantë në çdo klub që shkel, merkato të fuqishme me emra të mëdhenj./h.ll/abcnews.al