VIDEO/ Moti përgjatë fundjavës, e shtuna vjen me “surpriza”

schedule10:14 - 12 Janar, 2024

schedule 10:14 - 12 Janar, 2024

SHQIPËRI- Vendi ynë përgjatë fundjavës do karakterizohet nga moti i ftohtë, ku temperaturat e ajrit do zbresin me disa gradë nën zero në zonat malore.

Meteorologu Akil Osmani, tha se dita e  diel do të sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që maksimumet të arrijnë në 15 gradë celsius.

 

“Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat kanë sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, minimume që ditën e sotme  dhe kryesisht të shtunën pritet që në zonat malore të zbresin në -6 apo -7 gradë Celsius. Dita e diel do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në -4 gradë Celsius në orët e para të mëngjesit në zonat malore, ndërsa maksimumet mbeten 15 gradë në zonat perëndimore”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!