Çështja “Griezman”, zbulohet prapaskena e fundit

schedule08:33 - 22 Tetor, 2019

schedule 08:33 - 22 Tetor, 2019

Barcelona dhe Atletico e Madridit kanë gjetur paqen, për çështjen Antoine Griezmann. Federata spanjolle u mjaftua me një gjobë në vlerën e 300 eurove, por nga ana tjetër klubet kanë biseduar dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Klubi kryeqytetas tanimë nuk duhet të publikojë e-mailet e bisedimeve mes katalanasve dhe Griezmann. Barcelonës i ka kushtuar diçka e tillë 15 milionë euro, sikurse raporton El Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle e konfirmon marrëveshjen nga burime pranë klubit të Atletico Madrid, që në fakt mohojnë që të ketë lidhje me çështjen “Griezmann”. Gjithashtu edhe nga ana e Barcelonës pranohet që është nënshkruar një marrëveshje.

Nga kjo marrëveshje katalanasit kanë të drejtën të marrin pesë lojtarë në momentin që klubi madrilen vendos t’i shesë. Mes tyre janë emra si Saul Niguez dhe Jose Maria Niguez. Barcelona do të ketë mundësinë të barazojë ofertën e klubeve të tjera, ose ta rrisë atë për t’i blerë ata lojtarë. Kështu, për momentin ka paqe mes Atletikos dhe Barcelonës. Për momentin… /abcnews.al