Pothuajse 24,000 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza. Përkatësisht 23,469 palestinezë janë vrarë dhe 59,604 janë plagosur.
Por lufta Izrael-Gaza ka qenë tragjike edhe për gazetarët që kur Hamasi nisi sulmet kundër Izraelit.
CPJ po heton të gjitha raportet e gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë, të plagosur ose të zhdukur në luftë, e cila ka çuar në periudhën më vdekjeprurëse për gazetarët që kur CPJ filloi mbledhjen e të dhënave në 1992.
Që nga 11 janari 2024, hetimet paraprake të CPJ treguan se të paktën 79 gazetarë dhe punonjës të medias ishin në mesin e më shumë se 24,000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
/abcnews.al

