“Opozita nuk pengon integrimin”, Tabaku: Parlamenti nuk ka normalitet, i kërkova Nikollës takime me grupet parlamentare

schedule13:48 - 11 Janar, 2024

schedule 13:48 - 11 Janar, 2024

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Jorida Tabaku argumentoi pjesëmarrjen e saj në këtë mbledhje, ndërsa theksoi se opozita nuk do të bëhet asnjëherë pengesë për integrimin e vendit

Gjithashtu Tabaku theksoi se Parlamenti ende nuk ka shfaqur normalitet, ndërsa shtoi se ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla takime me grupet parlamentare.

“ Në koordinim të plotë me grupin parlamentar të PD, unë mora pjesë vetëm për pikën e 4-t të axhendës që lidhej me miratimin e planit të punës për detyrimet që ka kuvendi në procesin e integrimit. Marrja pjesë lidhej me dy elementë, së pari opozita ka qenë pjesë aktive për procesin e integrimit. Kemi 10 vite që presim u hapën s’u hapën negociatat. Nëse ka patur një rol që ka luartu opozita, ka qenë roli konstruktiv. Opozita nuk është bërë kurrë pengesë sa i përket integrimit, përkundraz jemi nxitës. I gjithë plani i punës që u miratua sot lidhet me elementët që opozita po Lufton dhe po debaton. U disktua për reformën elektorale.  U diskutua për rolin ne komisionet hetimore, debatet parlamentare, pra element që lidhen me punën e opozitës.

Parlamenti nuk ka normalitet dhe nuk pres të zgjidhet në konferencë kryetarësh një debat që ka re muaj që diskutohet në parlament. kisha shpresuar që integrimin maxhoranca do e përdorte për të dalë nga ngërci aktual. Në emër edhe të grupit parlamentar të PD, konfirmova qëndrimin që ne në këtë proces do mbështesim cdo iniciativë. Tani po miratohen planet e punës dhe ndodhemi në këtë situatë me ngecje pas ngecje për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë.

Sa komisione keni ngritur, sa debate keni patur janë cështje që lidhen me betejat që po bën opozita. Janë cështje dhe të procesit të integrimit jo vetëm të opozitës. Kërkova të merren takime të kryetares me kryetarët e grupebe, të dalim përtej aurës së pushtetit. Jemi larg nga e thëna në të bërë.” u shpreh Tabaku.

Mbledhjet e grupit të zhvilluara nga Gazment Bardhi, qëndrimi juaj për konfliktin?

Jorida Tabaku: Unë të kthej përgjigje vetëm për procesin e integrimit. Unë kam folur gjatë për debatin në PD, dhe qëndrimin tim e kam mbajtur për të gjithë debatin. Unë u tërhoqa dhe dhashë dorëheqjen kur e pashë të pamundur.

Deklarata e Ramës për Reformën Zgjedhore

Jorida Tabaku: Të ndryshosh ligjin në mes të krizës të bësh ndryshime të njëanshme, vetëm i hedh benzinë zjarrit. Unë nuk di që votat shiten dhe blihen. Në mënyrë të paevitueshme reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë njollë le të vazhdojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!