ABC News vjen sërish pranë familjes së madhe të Idajetit dhe Katerinës, por këtë herë për t’u dhënë atyre një lajm të mirë. Për një periudhë 1-vjeçare, familjes me 12 anëtarë në Levan të Fierit, nuk do t’i mungojnë ndihmat ushqimore.
Doktor Din Tarja, administratori i klinikës dentare ‘Endeta Dental’, ndërmori nismën për të ndihmuar familjen e Idajetit me pako ushqimore për 12 muaj.
Sytë e Katerinës dhe Idajetit përcjellin mirësi dhe mirënjohje.
Mjeku Din Tarja premtoi jo vetëm ndihma ushqimore për familjen e madhe të Idajetit, por çdo shërbim dentar që gjithsecili prej tyre mund të ketë nevojë, do t’i kryejnë falas në Endeta Dental.
Të rrisësh 10 fëmijë nuk është e lehtë. Më të rriturit e kanë lënë pas fëmijërinë dhe më të vegjlit nuk kanë lodra si bashkëmoshatarët.
Mjeku Din Tarja u premtoi të 10 fëmijëve se nuk do u mungojnë veshje dhe lodra që do gëzojnë ditët e tyre.