Inter është në kërkim të një sulmuesi të tretë që të ndihmojë Lautaron dhe Thuram.
Emri i parë në listë ishte ai i Luis Muriel, i cili ka një kontratë me Atalanta deri në fund të sezonit dhe Inter po tenton ta transferojë me kosto të ulët në merkaton e janarit.
Por zikaltërit thuhet se janë të gatshëm të tentojnë edhe një sulmues tjetër nga Serie A.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Giovanni Simeone, sulmuesi i Napolit, është lodhur nga qëndrimi në stol dhe do të preferonte të ndryshonte ambient./h.ll/abcnews.al