Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ka folur në një lidhje me Skype për “Special Report” për takimin dyditor të kabinetit qeveritar në Shëngjin. Ai ka zbuluar se në këtë mbledhje të qeverisë u detajuar prioritetet për vitin 2024, duke e konsideruar si diçka që nuk ndodh për herë të parë.
Sakaq, Xhafaj ka theksuar janë diskutuar detyrat dhe prioritetet e çdo ministrie
“Ditën e djeshme në sensionin e parë të takimit u trajtua riorganizimi i Partisë Socialiste dhe u diskutua për planin në shtatë shtylla.
U fol gjithashtu, përsa i përket detyrave dhe prioriteteve të çdo ministrie, duke qene se unë nuk kam qene pjese e ketij takimi, por kam qene dy here kur mbaja postin e zëvendës ministrit dhe kështu ndodh.
Pra fokusi ka qene te puna që do bëhet në vitin 2024 dhe kujdesi te shtresat sociale. Ky takim është një akordim që behet në fillim të vitit se çfarë do të behet gjatë gjithë vitit.
Unë besoj që kjo ka qene një mbledhje që nuk është hera e parë qe behet, është një mbledhje e shtrirë në kohë. Nga infrastruktura, arsimi, ekonomia dhe në shumë fusha, ku është bërë ndarja e punës. Në këtë mënyrë janë prezantuar të gjithë objektivat që duhen arritur për gjatë vitit 2024”, tha Xhafaj./abcnews.al