Inter ka sulmin më të mirë në Serie A, me një Lautaro “të tërbuar” dhe një Thuram me shumë klas, por Inzaghi ka vetëm këtaa të dy, pasi Arnautovic dhe Sanchez nuk kanë qenë vendimtar në rastet që kanë luajtur.
Kështu, zikaltërit tashmë po mendojnë për një sulmues që mund të ndihmojë dyshen titullare. Sipas “Sportmediaset”, Inter po mendon për kolumbianin Luis Muriel, kontrata e të cilit skadon në qershor me Atalanta.
Duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, Atalanta nuk do të dëshironte ta humbiste me parametra zero dhe kështu është e hapur për ta shitur tani në merkaton e janarit.
Marotta po punon për ta sjellë në Milano, dhe mund të jetë një goditje e çasteve të fundit në merkaton e dimrit./h.ll/abcnews.al